Hodhi trupin e shokut të vdekur në kanal, Madjel Husa: Kisha frikë të tregoja

Hodhi trupin e shokut të vdekur në…

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e arrestit në burg ndaj Majdiel Husa, i arrestuar pasi akuzohet se fshehur vdekjen e shokut të tij Elton Tahirit nga mbidoza. Husa nuk tregoi për ngjarjen por e hodhi  trupin e Tahirit në një kanal në Bërxullë. Para gjykatësve, 47-vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt kur ishin kthyer nga Gjermania.

 Ai tha se pasi kanë dalë nga komisariati, kanë shkuar në shtëpinë e tij në Laprakë, ku kanë konsumuar drogë. Sipas tij, Tahiri kishte injektuar shumë drogë në trup dhe u bënë keq dhe më pas u shtrinë për të fjetur, por Eltoni në të vërtetë kishte vdekur. Pasi kishte kuptuar që shoku humbi jetën, Husa tha se e kapi paniku dhe nuk kishte guxim të tregonte për ngjarjen. Prandaj me 12 shkurt mori me qira një makinë dhe hodhi në kanal trupin e Tahirit

Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im. Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit ku pash vetëm Eltonin duke fjetur akoma ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flejë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prap”.

Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm pasi ai e konsideronte si vëlla. Unë kam dal nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pash që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë “kur do ikë ky se më ka zënë derën”. Kam dal sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë. Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë. Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova “policia do e shohë që ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merren me mua”. Kisha frikë të tregoja”, ka treguar Husa.

Elton Tahiri u gjet i vdekur më 13 shkurt në Bërxullë, një ditë pasi shoku i tij e hodhi pranë përroit të Limuthit pasi kishte frikë se mos fajësohej për vrasjen e tij. Ndaj tij, rëndon akuza për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit