Holandezët ndërtojnë arkivole të bëra nga kërpudhat që shpërbëhen në 45 ditë

Holandezët ndërtojnë arkivole të bëra nga kërpudhat…

Një kompani holandeze ka nxjerr në treg arkivole të bëra nga kërpudhat dhe që mund të  biogradohen brenda 45 ditëve nga varrimi.

Kompania, Loop Biotech, prodhon arkivole që nga viti 2020 dhe tani kanë sjellë këtë lloj akrivol, që më pas mund të kthehet në burim energjie dhe ushqyes për tokën.

Themeluesit Lonneke Westhoff dhe Bob Hendrikx  thanë se aktivolet e tyre lejojnë që mbetjet njerëzore të bëhen burime ushqimi për tokën.

Bob tha se ideja është e dobishme sepse industria e funeralit dhe materialet si gurët e varrit mund të çojnë në shumë ndotje.

Për të bërë arkivolet, kompania rrit kërpudha dhe i kombinon ato me fibra kërpi. Kompania merr kërpin e ricikluar dhe e kombinon atë me miceli, strukturën rrënjësore të kërpudhave. Së bashku, miceli dhe fijet e kërpit rriten brenda një myku. Gjithçka bëhet në shtatë ditë dhe arkivolet biodegradohen në 45 ditë,.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit