Holanda do të lejojë eutanazinë për fëmijët me sëmundje të pashërueshme

Holanda do të lejojë eutanazinë për fëmijët…

Qeveria holandeze dha sot dritën jeshile për aplikimin e eutanazisë për fëmijët nën 12 vjeç, që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme. Fëmijët nën 12 vjeç tashmë mund të kërkojnë eutanazi, me pëlqimin e detyrueshëm të prindërve derisa të mbushin 16 vjeç. Është e ligjshme edhe për foshnjat nën një vjeç, edhe me lejen e prindërve.

Vendimi i ri i kabinetit vjen pas kërkesave prej vitesh të mjekëve holandezë që kërkonin që të ulet kufiri aktual i moshës 12 vjeç e lart për eutanazinë, raportojnë mediat e huaja.

Ndryshimet e reja për fëmijët nga një deri në 12 vjeç do ta sjellin Holandën në përputhje me Belgjikën, e cila në vitin 2014 u bë vendi i parë në botë që miratoi një ligj që lejon eutanazinë për fëmijët e vegjël, por me pëlqimin e fëmijës.

Megjithatë, protokolli holandez thotë se nëse fëmija nuk është në gjendje të japë pëlqimin, eutanazia mund të kryhet edhe me lejen e prindërve në konsultim me një mjek, tha për AFP zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë Axel Dees.

Vendimi i ri vjen pas vitesh debati dhe ishte përballur me kundërshtime edhe nga dy parti të krishtera brenda koalicionit qeverisës të vetë kryeministrit Mark Rutte.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit