Hollanda siguron fitoren, Katar performancë të dobët

Hollanda siguron fitoren, Katar performancë të dobët

Hollanda e Luis Van Gaal ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Botërorit të Katarit si vendi i parë në grup me 7 pikë (do luajë ndaj vendit të dytë të grupit B), pas triumfit të sotëm ndaj Katarit.

Ndeshja përfundoi 2-0 , sfidë kjo e luajtur në Al Bayt Stadium (Al Khor).

Një gjuajtje e bukur e Gakpo zhbllokoi shifrat në minutën e 25-të falë talentit të PSV, Gakpo.

Vendi organizator nuk do mund të ndalonte dot pësimin e golit të dytë. Do ishte De Jong ai që do siguronte 3 pikët, që në minutën e 49-të.

Kështu, në fazën e grupeve, tulipanët kanë fituar dy ndeshje dhe kanë barazuar një. Në krahun tjetër, Katar e mbyll si mos më keq, asnjë pikë dhe paraqitje tejet e dobët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit