Hollandë, arrestohen 8 persona me origjinë shqiptare. Pjesë e një organizate të trafikut të drogës

Hollandë, arrestohen 8 persona me origjinë shqiptare.…

Policia e Hollandës si rezultat i disa operacioneve antidrogë, ka bërë të mundur arrestimin e tetë personave me origjinë shqiptare, të cilët sipas mediave të huaja, ishin pjesë e një organizate të trafikut të drogës, ku në mesin e tyre kishte dhe gra. Mediat bëjnë të ditur se shqiptarëve u janë sekuestruar edhe 600 mijë euro cash, të cilat janë marrë si provë materiale.

Shqiptarët ranë në gjurmët e policisë pasi këto të fundit po bënin disa kontrolle nëpër shtëpi ku kultivohej kanabisi, teksa u ndihmuan nga helikopteri i policisë dhe kolegë nga policia federale.

Hetimi filloi muaj më parë, ndërsa operacioni u zhvillua të enjten në katër komuna të ndryshme.

Mediat shkruajnë se plantacionet e kanabisit u gjetën në komunën Schaerbeek, ku oficerët zbuluan 600 bimë në një shtëpi, 900 bimë kanabisi u gjetën në Sint-Joost-ten-Node dhe rreth 400 në Sint-Jans-Molenbeek.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit