Hollywood po bëhet gati të kthehet në shesh xhirim

Hollywood po bëhet gati të kthehet në…

California do të njoftojë udhëzime për vazhdimin e prodhimit të filmave dhe serive televizive në Hollywood, të cilat deri më tani ishin të ndaluara për shkak të masave rreth koronavirus.

Studiot e xhirimeve kanë qenë bosh që kur California vendosi masa izolimi për të ndaluar përhapjen e pandemisë koronavirus në mes të marsit.

Rreth 58 ekipe do të jenë në gjendje të organizojnë rifillimin e xhirimeve me zbatimin e masave të caktuara që do të prezantohen në detaje të hënën, e gjithë kjo sipas asaj që lajmëroi guvernatori Newsam.

Sidoqoftë, rrethi i Los Angelos në të cilin ndodhet Hollywood’i dhe ku ka pothuajse 900,000 punonjës në industrinë është shumë i goditur nga korona virusi për të qenë në gjendje të planifikojë hapjen menjëherë.

“Edhe sot, numri i vdekjeve prek në mënyrë disproporcionale atë rreth”, tha guvernatori Newsam dhe vlerësoi se rrethi i Los Angelos do të jetë disa javë pas të tjerëve kur bëhet fjalë për hapjen.

Një total prej 86 mijë raste të të prekurve nga Covid-19 u raportuan në Kaliforni, ku prej tyre 3. 485 kanë vdekur.

“Unë nuk dua të i zbus gjërat, ne kemi një rritje të numrit të të infektuarve në rajonin e Los Angelos, dhe kjo është arsyeja pse ne do të kemi vonesa atje”, tha kreu i zyrës së guvernatorit, Ann O’Leary, në një takim me video me zyrtarët e industrisë.

Një zyrtar i Netflix që mori pjesë në takim tha që mund të ketë pasoja të rënda në planin afatgjatë nëse injorohen masat e sigurisë. Ai vlerësoi se prodhimet ku duhen ekipe më të vogla, siç janë dokumentarët, mund të vazhdojnë të punojnë më shpejt, por që bërja e filmave ku marrin pjesë një numër i madh njerëzish kërkon shumë më shumë siguri dhe logjistikë të konsiderueshme.

Netflix tashmë ka rifilluar prodhimin në disa vende të tilla si Islanda, Suedia dhe Koreja e Jugut. Regjisori Ava DuVernay vlerëson se ekuipazhet e xhirimit duhet të ndahen në “qeliza” më të vogla që do të rrotullohen në mënyrë që të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit të virusit korona.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit