Homazhe për ndarjen nga jeta të Dorianit, shikoni çfarë ndodh para ndeshjes Partizani-Skënderbeu

Homazhe për ndarjen nga jeta të Dorianit,…

Skënderbeu luan ditën e sotme në “Selman Stërmasi”, ndaj Partizanit në një ndeshje që pritet të jetë e luftuar nga të dyja ekipet.

Vetëm pak ditë më parë, ndahej nga jeta, ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë siç është tumori malinj. Pas shumë operacioneve të kryera, Doriani nuk ia doli të shërohej, duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re, vetëm 18 vjeç.

Pikërisht për këtë, të prekur nga kjo që ndodhi, lojtarët e Skënderbeut ditën e sotme para fillimit të ndeshjes ndaj Partizanit, janë futur duke mbajtur një bluzë ku shkruhej: “Prehu në paqe Dorian!”.

Gjithashtu para fillimit të takimit, të dyja skuadrat kanë mbajtur 1 minutë heshtje në nder të ndarjes nga jeta të Dorian Tahirllarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit