“Homoseksualët kanë të drejtë të kenë familje”, qëndrimet e Papa Françeskut ndër vite, që tronditën Kishën Katolike

“Homoseksualët kanë të drejtë të kenë familje”,…

Deklaratat e Papa Françeskut në mbështetje të komunitetit LGBT+ dhe të drejtën për të patur familje , kanë shkaktuar tërmet të vërtet përgjatë viteve në Kishën Katolike.

Papa Françesku fillimisht ka qenë kundër martesave mes personave të së njëjtës gjini, kur ishte Kryepeshkop i Buenos Aires, por tashmë qëndrimi i tij ka ndryshuar, duke dhënë sinjale se ka një zbutje në raport me qëndrimin e Kishës ndaj këtij komuniteti.

Në vitin 2013, Papa Françesku tha gjatë një bisede me gazetarët që nuk i gjykon personat gay. “Nëse një person është gay dhe është në kërkim të Zotit, kush jam unë për ta gjykuar?“, tha ai.

Papa shtoi se njerëzit nuk duhet të diskriminohen dhe se të qenurit gay “nuk është një mëkat në vetëvete“.

Në vitin 2016, Papa Françesku tha se Kisha Katolike, duhet t’i kërkojë falje personave gay, për mënyrën se si janë trajtuar. Më pas Papa shpjegoi se si kishte ftuar një burrë transgjinor në Vatikan, të cilin e kishte refuzuar prifti i zonës.

Në vitin 2018, një burrë nga Kili, i ciki ishte abuzuar nga një prift, deklaroi se Papa Françesku i kishte thënë gjatë një bisede se “Zoti e ka bërë atë gay dhe se e donte edhe në këtë mënyrë“.

Në vitin 2019, Papa Françesku tha në një konferencë ndërkombëtare se politikanët që janë agresivë ndaj personave gay, egjiptianë dhe hebrenj, i kujtojnë Hitlerin.

Në vitin 2020, Papa Françesku bëri deklaratën që shkaktoi një tërmet të vërtet në Kishën Katolike, duke shfaqur qëndrim aprovues për martesat civile mes personave të së njëjtës gjini. Këtë deklaratë Papa e bëri në një dokumentar për jetën e tij.

Homoseksualët kanë të drejtë të jenë në një familje. Janë fëmijët e Zotit dhe kanë të drejtë të kenë familje. Askush nuk duhet përzënë apo të trajtohet keq për këtë“, tha Papa.

Këto ndryshime në qëndrim të Papës, reflektojnë edhe aprovimin e të krishterëve në një pjesë të vendeve perëndimore, ndaj martesave gay. Kështu sipas një studimi të Pew Research Centre, 92% e të krishterëve në Hollandë e aprovojnë martesën gay, 78% e aprovojnë në Mbretërinë e Bashkuar dhe 70% në Gjermani. Ndërsa në SHBA, gjashtë në dhjetë katolikë (61%), thanë në një anketë të vitit 2019, se janë në favor të martesave gay, të cilat në SHBA u aprovuan në vitin 2015.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit