Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë humbje 4 miliard dollarë

Hoqi shishet ‘Coca-Cola’/ Ronaldo i shkakton kompanisë…

Cristitano Ronaldo këtë herë vjen me lajme jashtë fushës së blertë.

CR7-ta ka tërhequr vëmendjen botërore për shkak së hoqi dy shishe “Coca-Cola”, nga tavolina tij në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë.

“Goal” shkruan se ky veprim i ka kushtuar një dëm 4 miliardë dollarësh kompanisë Coca-Cola.

Para se Ronaldo të bënte këtë veprim, vlera e kompanisë llogaritej në shifrën e 242 miliardë dollarëve dhe më pas ra me 1.6% në 238 miliard dollarë.

Ylli portugez është fans i dietave të shëndetshme duke e treguar me formën e jashtëzakonshme që ka në këtë moshë.

Në momentin kur hoqi shishet, Ronaldo tha: “Pini ujë!”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit