35-vjeçarja shqiptare tregon vuajtjet: Burri i tretë abuzoi me vajzën time 11-vjeçare

35-vjeçarja shqiptare tregon vuajtjet: Burri i tretë…

Një histori e dhimshme u tregua në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24. Historia ishte për jetën e një 35-vjeçare e cila kishte qenë e mbushur plot me dhimbje, probleme dhe brenga. Ajo tregon se në moshën 17-vjeç u dashurua me një djalë dhe lidhja me të zgjati një vit e gjysëm.

Grindjet dhe dhuna shtoheshin çdo ditë më shumë dhe ato nuk ndaluan edhe pse gruaja ishte shtatëzënë. Edhe me ardhjen në jetë të vajzës gjërat nuk ndryshuan por u përkeqësuan. Ish burri i saj largohet nga banesa braktisur familjen 40 ditë mbas lindjes së vajzës.

Vuajtje dhe dramat e gruas do shtoheshin edhe më shumë nga martesa e dytë e cila përsëri ishte e dështuar. Por ajo që do ti shkatërronte asaj jetën do ishte lidhja e saj e tretë ku bashkjetoi me një person i cili jo vetëm i dhunoi vajzën por e ngacmoi madje duke abuzuar seksualisht me të. Por një ditë vajza vendosi të tregojë të vërtetën ku tha se ishte 11–vjeçe kur u ngacmua dhe abuzua seksualisht nga njerku i saj monstër . Kjo është historia e 35-vjeçares:

“Ne moshen 17-vjeç u dashurova me nje djalë. 1 vit e gjysem shkonim mire me vonë filluan grindjet me bashkjetuesin, duroja pasi nuk mundesha te kthehesha tek familja ime se ata nuk ishin dakord per kete qe bera. Vazhdova duroja deri sa mora vesh se isha shtazane te vajza e madhe, u gezuam edhe unë edhe ai shumë por me vonë ai u ngatërrua me nje shoqeri shumë te keqe edhe ikte nga shtepia.

Me linte vetem me vajzen e motres. Pasi kaluan muajt linda vajzen, u ktheva ne shtepi dhe cdo gje shkonte mire. Pasi vajza beri 40-të dite ai vjen ne shtepi edhe me dhunon duke me thene fjale te pa thena. Mora vajzen dhe ika. Pas nje muaji vjen ai tek daja im edhe kerkonte vajzen, e lashë, e pa, por kjo ishte hera e fundit qe pa vajzen e tij, as nuk u interesua me kurre per te. Me shumë mundime kaloi nje vit.

Me vone u nisa per ne Greqi, nuk ndenja shume dhe me kthyen pasi nuk kisha dokumenta ne vendin grek. Aty me çuan ne nje qender sociale ku vazhdova nje kurs per parukjere. Me vone gjeta nje shtepi me qera edhe u njoha me nje djalë nga Fieri, u martuam me celebrim. Pas disa ditesh u nisem per ne Greqi perseri, ai punonte une nuk punoja, pas 3 vitesh mora vesh se cfare pune bente edhe i kerkova te ndahemi. U ndame, pas disa muajve njoha dike tjeter, u njohem shume pak dite edhe vendosem te bashkjetojme. Filluam bashkejetesen. Ai punonte ne ndertim, shume pak kohe me vone e la punen edhe u detyrova une te gjeja pune punoja. Ai pinte shume alkol edhe filloi dhune ndaj meje. Kaluan vite, linda vajzen e dyte po vuajtjet vazhdonin si per mua edhe per vajzat u detyrova te ktheheshim ne Shqiperi te jetonim atje, u kthyem me vone me duheshin disa vula nga Greqia per te regjistruar vajzen e vogel.

Erdha vetem ne Greqi dhe femijet i lashe me te. U ktheva prap ne Shqiperi por vajzen e madhe e pashe shume ndryshe, pashe qe kishte nje te gervishur ne cepin e syrit, e pyeta cfare ke u pergjigj ai, me tha padashje e vrava une. Une i bertita me vone erdhem perseri ne Greqi ne vitin 2015 behet fjale, une punoja naten edhe femijet qendronin me kete. Cdo dite kuptoja vajzen qe dicka po i ndodhte, e pyesja kur un nuk jam ne shtepi cfare ndodh?

Vajza ishte shumë e friksuar. Nje dite kur kthehem ne te zbardhur nga puna, pashe ne krevatin tim njolla gjaku, pyeta bashkjetusin qe pse ishte cercafi me gjak, ai me tha vrava nje mushkone. Per momentin nuk me vajti mendja ne te keqe, pas 3- vjetesh e zbulova qe ai vajzes time i kishte bere gjerat me te keqia. Nje ditë une zbulova nje rrobë të tij me disa njolla gjaku mora vajzen ne pyetje edhe mi tregoi te gjitha se cfare ai ndyrsira i kishte bere vajzes time.

Ai e kishte ngacmuar seksualisht qe në moshë të vogël dhe e kishte detyruar te kryente marrdhenie seksuale. Kur ma tregoi vajza, gjeja e parë që bëra ishte te merrja thikën, por pastaj mendova për vajzën. Sot ai ndodhet ne burg”- rrëfeu ajo me shumë dhimbje dhe lot kalvarin e vuajtjeve disa vjeçare.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit