Horror/ Burri i vuri flakën ish gruas në transmetim direkt, gjykata i jep dënim me vdekje

Horror/ Burri i vuri flakën ish gruas…

Një ngjarje horror ka ndodhur në Kinë, ku një burrë ka vrarë ruan e tij duke i vënë flakën në një transmetim live. Gjykata vendosi ta dënojë më vdekje burrin.

Skena horror u transmetua live në rrjetet sociale, ku fillimisht burri e kishte lyer benzinë ??gruan, për t’i vendosur më pas flakën.

Rasti shkaktoi zemërim në të gjithë vendin dhe nxiti një debat të ri për dhunën ndaj grave.

Krimi i Tang Lu ishte “jashtëzakonisht mizor dhe ndikimi shoqëror ishte jashtëzakonisht i keq“, thuhej në deklaratën e gjykatës.

Lamu, një tibetian, kishte qindra mijëra ndjekës në Douyin, versioni kinez i TikTok.

Nëna e dy fëmijëve ishte e njohur për postimet e saj për jetën rurale dhe u vlerësua se nuk përdorte “make up” në videot e saj, të cilat kishin miliona pëlqime.

Videot e saj e tregonin atë duke kërkuar ushqim në male, apo me veshje tradicionale tibetiane.

Lamu u divorcua nga Tang, për të cilën gjykata tha se kishte një histori dhune ndaj saj, në qershor 2020, rreth tre muaj para sulmit fatal në shtëpinë e babait të saj.

Pas sulmit, ajo pësoi djegie në 90% të trupit të saj dhe vdiq dy javë më vonë.

Gjykata në prefekturën Aba, një zonë e largët rurale në jug-perëndim të provincës Sichuan ku jetojnë një numër i madh i tibetianëve etnikë, tha se Tang meritonte “ndëshkim të rëndë” në përputhje me ligjin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit