“Horror” gjatë protestave të dhunshme në Meksikë, demonstruesit i vënë zjarrin një polici

“Horror” gjatë protestave të dhunshme në Meksikë,…

Gjatë protestave të organizuara në qytetin meksikan Guadalajar ka ardhur deri te një incident – ku i është vënë zjarri një zyrtari policor.

Në Meksikë janë duke u organizuar protesta tash e disa ditë për shkak të brutalitetit dhe vdekjes së një të riu, që ndërroi jetë derisa policia po e arrestonte – rast i ngjashëm me atë të George Floyd në SHBA.

Protestat u organizuan pasi që Giovani Lopez u arrestua sepse nuk kishte maskë mbrojtëse, kurse policët e kishin rrahur për vdekje.

Videoja që qarkullon në rrjete sociale shfaq një grup policësh me motoçikleta, ku në një momentin një person i maskuar i derdh shishen me benzinë në shpinën e një zyrtari policor, të cilit më pas i vë flakën.

Për fat të mirë ishin kolegët tjerë që reaguan me kohë për t’i ndalë në ndihëm duke ia fikur zjarrin. Raportohet se ai ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit