
Kufoma e një 66-vjeçari u transportua në një zyrë postare nga dy mashtrues në përpjekje për të kërkuar pensionin e tij, në skena që ngjasojnë me filmin e vitit 1989 Ëeekend At Bernie’s.
Në filmin e errët të komedisë, sipas Daily Mail shitësit e sigurimeve përkulen rreth trupit të shefit të tyre të vrarë – duke pretenduar se ai është ende gjallë dhe marrin kufomën e tij, e cila është me rroba dhe syze.
Policia irlandeze po heton nëse i moshuari, i quajtur Peadar Doyle, mund të ketë vdekur kur ndodhi incidenti i mëngjesit të djeshëm.
Mashtruesit, njëri prej të cilëve e njihte mirë 66-vjeçarin, i kishin vendosur një kapelë në kokë zotit Doyle.
Të dy burrat, të cilët ishin rreth të 30-tave, shkuan në zyrën postare dhe u përpoqën të merrnin paratë, por stafi u tha atyre se kishin nevojë për të afërmit e tij atje ose vetë z. Doyle.