Horror në Dhërmi/ Vritet dhe zhduket trupi i recepsionistit të hotelit

Horror në Dhërmi/ Vritet dhe zhduket trupi…

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Dhërmi, një recepsionist i një hoteli është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur.

Raportohet se shtetasi me inicialet E. N 31 vjeç, punonte në një hotel në Dhërmi është raportuar se ka humbur kontaktet me pronarët e hotelit ku punonte.

Pas raportimit, policia ka nisur menjëherë kontrollet, ku nga veprimet hetimore mendohes se E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Deri në këto momente sipas policisë janë shoqëruar për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Njoftimi i policisë
Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç, banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit