Horror në Kosovë| 51-vjeçari vret mizorisht gruan e tij

Horror në Kosovë| 51-vjeçari vret mizorisht gruan…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Kosovë. Një grua mbeti viktimë e një atentati të organizuar nga bashkëshorti i saj në Kosovë.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në Llaushë të Skenderajt. 51-vjeçari me iniciale S.Q. ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij 48-vjeçare me iniciale L.Q.

Nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij L.Q., 48-vjeçare, e cila kishte pësuar lëndime të rënda, të njëjtën me urgjencë e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Ndërkohë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima si pasojë e plagëve kishte vdekur”, thuhet në njoftimin e policisë.

51-vjeçari është arrestuar nga policia ndërsa mbi të rëndon vepra penale “Vrasje e rëndë”. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që hetimet për zbardhjen e ngjarjes vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit