Horror në Vlorë/ Dy burra dhunojnë antarët e një familje dhe tentojnë t’i djegin të gjallë

Horror në Vlorë/ Dy burra dhunojnë antarët…

Një ngjarje tejet e frikshme për mënyrën sesi ka ndodhur ka shokuar opinionin publik në Vlorë. Dy banesa janë djegur në Llakatund si pasojë e një konflikti familjar. Një shtetas nga Kosova, ka dhunuar një grua të moshuar brenda banesës së saj, së bashku me nipin e mitur. Pre e dhunës ka rënë Luftie Fanaj dhe autori i dyshuar është ish-burri i vajzës së saj.

Burri nga Kosova ka dhunuar fillimisht të moshuarën dhe më pas djalin e mitur të ish-gruas, i shoqëruar nga një tjetër person. Më pas ata kanë spërkatur shtëpinë me benzinë, duke i vënë flakën me personat e dhunuar brenda. Fatmirësisht djali i mitur dhe e moshuara ka dal nga banesa që digjej pa lëndime serioze. Ndërkohë flakët kanë përfshirë dhe një banesë të fqinjve ngjitur.

Rreth orës 1 dy persona hynë në shtëpinë tonë dhe nisën të na qëllonin. Nënën nisën që ta mbysnin në shtrat. Më kanë qëlluar dhe mua, kam rënë pa ndjenja. I vunë shtëpisë flakën. Mua mu dogjën pak këmbët, kurse nëna është më mirë, nuk u dogj. E mora në krah, shkova te daja. E spërkatën me benzinë. Bajrami është ish-bashkëshorti i mamasë. Na ka dhunuar dhe herë tjetër” – tregon i mituri që ndodhet në spital.

Qëllimi i dy burrave ishte të vrisnin familjen Fanaj duke përdorur të gjitha mënyrat. Djali i familjes tregon me tej dhunën dhe terrorine përjetuar.

Nuk e di pse erdhi, e ka bërë nga inati që u nda mami nga ai. Ai qëndroi 2-3 orë. Nënën po e vriste. Edhe unë po bërtisja. Ata më mbanin me zor. Doja të shkoja te daja të thërrisja, por më s’linte ai tjetri. Më mbylli gojën, më mbylli frymën. Shkova te krevati nënës, ajo nuk po përmendej, i hodha një bocë me ujë dhe pastaj u përmend. Uroj që të na ndihmojë e gjithë Shqipëria, inshalla. Se jemi pa shtëpi. Unë jam djegur te krahët. Nëna është dëmtuar më shumë në fytyrë, në kokë se e kanë qëlluar” – tha më tej djali.

Policia ende nuk ka arrestuar autorët e një ngjarje që kalon çdo ndjesi njerëzore apo atentat të mundshëm kriminal.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit