Horror si nëpër filma, djali me të meta mendore i preu kokën nënës

Horror si nëpër filma, djali me të…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Pogradec. Policia është përballur me pamje makabre.

 Sikur të mos mjaftonte krimi i rëndë i vrasjes së një 70-vjeçareje nga i biri me të meta mendore, ngjarja merr përmasa horror pas asaj që ka zbuluar policia dhe efektivët e parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Mediat raportojnë se djali pasi e ka vrarë nënën e tij Firdes Çekiçi me thikë i ka prerë kokën dhe më pas e ka varur tek dera.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ishte i kartelizuar por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.

44-vjeçari jetonte me nënën dhe vajzën e tij e cila është 15 vjeçe si dhe vëllain tjetër edhe ai me të meta mendore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit