Hoti: Dialogu me Serbinë ka përfunduar, tani për njohje reciproke

Hoti: Dialogu me Serbinë ka përfunduar, tani…

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me dialogun me Serbinë. Ai thotë se dialogu teknik ka përfunduar dhe tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

“Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.

Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.

Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë”, – thotë Avdullah Hoti./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit