"Shihemi sezonin tjetër"/ Kryeministri i Kosovës feston fitoren e Liverpool-it, krenar me Xherdan Shaqirin

“Shihemi sezonin tjetër”/ Kryeministri i Kosovës feston…

Pas fitores ‘personale’ si kryeministër i Kosovës, ky qershor e ka gjetur kampion edhe ekipin e preferuar të Avdullah Hotit, Liverpoolin.

Hoti feston nëpërmjet një statusi në Facebook titullin e Liverpool në Premier League teksa ka postuar një foto të bashkëkombasit të tij Xherdan Shaqiri, i vetmi shqiptar nga Kosova që vesh fanellën e ‘The Reds’.

Hoti shkruan:

Fitorja e titullit pas 30 vitesh u krye, dhe madje ajo dihej që në fillim, teksa e përmbyll statusin me ‘Shihemi sezonin tjetër’.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3404356552959008

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit