Hoti: Marr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë

Hoti: Marr përgjegjësi të plotë për të…

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti tha se me marrjen e postit e ka në prioritet luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, theksoi se në plan afatgjatë kabineti i tij u zotua për zhvillim ekonomik, forcimin e shtetit ligjor, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.

Hoti gjithashtu tha se ka marrë përgjegjësinë e plotë që të çojë përpara dialogun me Serbinë bashkë me BE-në dhe SHBA-në.

“Që në ditën e dytë të punës e miratuam Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2020 – 2023! Prioritet i imi mbetet lufta kundër pandemisë nga COVID-19 dhe rimëkëmbja e ekonomisë. Hapi i parë konkret në këtë drejtim është vendimi i marrë sot që t’i kërkojmë Kuvendit të Kosovës tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale, që të mund t’i dalim në ndihmë bizneseve dhe familjeve në nevojë të prekur nga pandemia”, u shpreh Hoti.

“Qeveria që udhëheqi unë merr përgjegjësi të plotë për të çuar përpara dialogun me Serbinë, në bashkëpunim me BE-në dhe SHBA-në, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit.Na priftë e mbara”, shkroi në fund kreu i qeverisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit