Hoxha tregon si bëhet magjia me vezë: Shkatërron biznesmenët!

Hoxha tregon si bëhet magjia me vezë:…

Magjia me vezë, që ka si synim të shkatërrojë ekonominë e një personi është ajo më e përhapura ndër magjitë, sipas hoxhë Dritan Beqirit. 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” ka treguar se më shpesh për të prishur magji të këtij lloji shkojnë biznesmenët, të cilët janë të dështuar totalisht në biznesin e tyre.

Magjitë më të përhapura aktualisht janë magjitë me vezë, magji e ndarjes, magji e bllokimit të fatit te të rinjtë dhe format e magjive të tjera, magjia e dashurisë. Por le të ndalemi pak te magjia me vezë. Më vijnë shpesh, biznesmen apo familjar të cilët janë të dështuar totalisht në biznesin e tyre, në familjen e tyre, në punët e tyre dhe tipike e magjisë me vezë është të shkatërrojë ekonominë e një personi ose një grup personash, e dyta fut një përçarje mes individëve ose shoqërisë kur ata bashkëpunojnë për punët e veta. 

Jep një ftohje totale e personave, të anëtareve të shoqërisë ose të anëtareve të familjes, dmth të largohen të gjithë dhe fillon një përçarje, pa arsye në këtë rast. Magjistari e këndon vezën dhe i vendos xhindet atje dhe në momentin që personi i familjes i afrohet, i hyn në trupin e vetë, çdo gjë shkatërrohet si e ekonomia, si shëndeti dhe të gjitha me radhë”, u shpreh ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit