Shqiptari bën gabimin më të madh të jetës në Angli, gjykata nuk e fal

Shqiptari bën gabimin më të madh të…

38-vjeçari shqiptar, Altin Boriçi i cili u kap me kanabis i cili arrinte vlerën e 85.000 paundëve. 38-vjeçari është dënuar me 18-muaj burg.

Sipas mediave angleze, shqiptari është shprehur se ka bërë gabimin më të madh të jetës që pranoi të ishte një korrier droge.

Policia në makinën e tij i gjetën 25 kilogramë kanabis. Në dëshminë e tij, Boriçi, baba i dy fëmijëve, tha se paguhej 1250 paund si korrier.

Avokati mbrojtës, tha se Boriçi u largua nga vendi në vitin 1999 dhe u bë nënshtetas britanik.

“Ai është një i vetëpunësuar si pastrues xhamash dhe gjatë pandemisë, biznesi i tij pati vështirësi”, tha avokati.

Mediat britanike raportojnë, se për shkak të problemeve financiare, Boriçi ishte njohur me një person që i premtoi 50 paund për çdo kilogramë të transportuar drejt Skocisë. Ndërkohë para gjykatës, Boriçi ka shprehur pendesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit