Misteri i zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, del një tjetër foto e Ervis Martinaj në plazh

Misteri i zhdukjes së mbretit të lojërave…

Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej më shumë se një muaji është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.

Pistat kryesore të zhdukjes së tij janë: Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar.

Në media po qarkullon një foto e Martinajt ku ai ndodhet në plazh i shoqëruar nga një person ende i paidentifikuar.

Nuk ka informacione nëse fotoja është bërë para apo pas zhdukjes së tij.

Mendohet se fotoja mund te jetë shkrepur jasht vendit, por nuk përjashtohet mundësia që të jetë realizuar edhe në Dhërmi, pasi duket një hapsirë pa shezloge përreth.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit