Human Rights Watch: Marrëveshja Rama-Meloni shkel ligjin ndërkombëtar

Human Rights Watch: Marrëveshja Rama-Meloni shkel ligjin…

“Marrëveshja Rama-Meloni shkel ligjin ndërkombëtar”. Kështu ka deklaruar organizata prestigjioze ndërkombëtare Human Rights Watch, me seli në Nju Jork, e cila, mes të tjerash, ka fituar edhe Çmimin Nobel për Paqe, njihet për aktivizmin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e qytetarëve shqiptarë në Shqipëri gjatë regjimit komunist apo të drejtat e qytetarëve të Kosovës gjatë regjimit të Milosheviçit.

Human Rights Watch përmes një deklarate ka thënë se ligji që u miratua edhe nga Gjykata Kushtetuese, është abuzive në shumë aspekte.

Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë shkel ligjin ndërkombëtar dhe është abuzive në shumë aspekte, përfshirë potencialin për të krijuar situatë ligjore të ngrirë për njerëz në nevojë,” shkruhet në deklaratë. “Megjithatë, plani për të ndaluar në Shqipëri njerëz të shpëtuar në ujërat e Italisë në Detin Mesdhe duket se po ecën përpara,” shkruhet më tej në deklaratë.

Human Rights Watch shton se ky vendim ngre shumë pikëpyetje për rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

Plani ngre shumë pyetje. Si do t’ia bëjnë anijet italiane të shpëtimit për të zbarkuar në Shqipëri në vend që të zbarkojnë në portin më të afërt në Itali dhe si do të ndikojë kjo në operacionet e kërkim-shpëtimit në Mesdhe? A mos do të ndahen familjet? Ku dhe si dhe nga kush do të identifikohen burrat “vulnerabël”? Si do të garantojnë autoritetet italiane procedura të ndershme azili apo rivlerësim gjyqësor të ndalimeve që do të bëhen në Shqipëri?”

Marrëveshja Rama-Meloni ka ngritur shqetësime jo vetëm se të drejtat e azilkërkuesve mund të dhunohen nga mbajtja e tyre në Shqipëri, por edhe për shkak të përgjegjësisë potenciale ligjore të Shqipërisë për këto dhunime.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit