
Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rendë, është ndarë nga jeta ditën e djeshme bashkëshortja e mjekut të njohur Tritan Kalo.
Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan ndër të tjera se pati fatin të ndajë jetën me të.
“31.05.2024…..Ora 14:15 pushoj së rrahuri zëmra e ROZETA KALOS….
E mira, e urta, zemërbardha, e qeshura e shumëjetëdashura Rozeta Kalo, nuk do të mundet më fizikisht të jetë pjesë e të përditshmes në Familjen Kalo Jr, POR përjetësisht do të jetë e pranishme në mëndjet dhe në zemrat tona…..
Të tre yjet tona Besjana, Enkelejda dhe Genta Juna Kalo, patën mirësinë të rriteshin e edukoheshin nga një Nënë mjaft e dedikuar për familjen dhe për ecurinë mbrothësuese të saj….
Unë, Dr. Tritan Kalo, pata fatin të lidh jetën me një zemërbardhë, punëtore, familjedashëse, dijekërkuese dhe shpresësjedhëse si Rozeta Kalo“, shkruan ndër të tjera mjeku.