Humb jetën 23 vjeçarja shqiptare, e detyruan të vaksinohej, familjarët: Fajin e ka vaksina

Humb jetën 23 vjeçarja shqiptare, e detyruan…

Një 23-vjeçare në Drenas ka ndërruar jetë ditën e sotme. Familjarët e saj kanë fajësuar mjekët për vdekjen e saj duke thënë se ishte faji i vaksinës që ajo ka nderuar jetë.

Familjarët e 23-vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Në Kosovë janë duke u aplikuar dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe AstraZeneca.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit