Humb jetën 35-vjeçari dhe plagosen 4 pasagjerë, detaje nga aksidenti

Humb jetën 35-vjeçari dhe plagosen 4 pasagjerë,…

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Gramsh, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 1 person dhe janë plagosur 4 të tjerë.

Mësohet se një automjet i tipit mikroautobuz, që drejtohet nga shtetasi B.Ç., ka dalë nga rruga pas një defekti teknik dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16.20, në fshatin Kabash, në Gramsh.

Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe 4 personat e tjerë janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Gramsh/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, në fshatin Kabash, Gramsh, automjeti tip mikroautobuz që drejtohet nga shtetasi B.Ç., banues në fshatin Poroçan, Gramsh, si pasojë e një defekti teknik ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Ll., rreth 35 vjeç, si dhe janë plagosur 4 pasagjerë, të cilët po transportohen me autoambulanc për në Spital. /Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit