
Një 59 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kavajë. I ndjeri tentoi të fikte zjarrin, por është asfiksuar e për pasojë ka nderuar jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.