Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e zuri korrenti gjatë punës në nënstacion

Humb jetën elektricisti 45-vjeçar në Vlorë, e…

Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një elektricisti 45-vjeçar në fshatin Kocul të Vlorës.

Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, rreth 45 vjeç, i cili ishte pjesë e grupit të punës së Drejtorisë së Tensionit të Lartë. Ai dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime riparimi në nënstacionin elektrik të fshatit.

Pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhi aksidenti, për 45-vjeçarin ngjarja rezultoi fatale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit në punë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit