Humb jetën elektricisti pasi u rrëzua nga kabina elektrike në fshatin Gosë

Humb jetën elektricisti pasi u rrëzua nga…

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Gosë. Policia ka njoftuar se një 62 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga kabina elektrike.

Informacion paraprak
Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektricisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit