Humb jetën në mënyrë misterioze futbollisti 22-vjeçar

Humb jetën në mënyrë misterioze futbollisti 22-vjeçar

Futbollisti 22-vjeçar Unai Arruabarrena ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Lajmi është bërë i ditir nga Klubi Spanjoll nëpërmjet nje mesazhi në rrjetet sociale.

22-vjeçari është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij. Dyshohet se futbollisti ka pësuar arrest kardiak.

“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin e saj për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena”, shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit