Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në Berat, Klodian Shevroja

Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës…
Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e inspektorit Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe për fat të keq pas dy ditësh që ka qëndruar në intubim ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Featured image of article: Humb jetën nga Covid-19 inspektori i antidrogës në Berat, Klodian Shevroja

Koronavirusi i merr jetën inspektorit të antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja.  Klodian Shevroja ishte prekur nga Covid-19, por për shkak të agravimit të situatës së tij shëndetësore u shtrua në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku qëndroi rreth 2 javë në oksigjenim.

Ditët e fundit, gjendja shëndetësore e inspektorit Klodian Shevroja u përkeqësua dhe mjekët e intubuan. Ai nuk e mposhti dot betejën me virusin dhe për fat të keq pas dy ditësh që ka qëndruar në intubim ka ndërruar jetë ditën e sotme.

38-vjeçari Klodian Shevroja, punonte që prej muajit Prill si inspektor antidroge në DPV Berat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit