Humb jetën nga Covid-19 ish-drejtori i Spitalit Psikiatrik!

Humb jetën nga Covid-19 ish-drejtori i Spitalit…

Një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptar, prof. d.r Hiqmet Shqerra ka ndërruar jetë në moshën 82 vjecare, pas infektimit me koronavirus.

Ai ishte shtruar në spitalin Covid 3 dhe nuk ka mundur që t’i mbijetojë virusit të rrezikshëm.

Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita. Ai studioi në Fakultetin e Mjekësisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.

Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor.

Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.

wG.jpg

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit