Humb jetën një tjetër grua e infektuar me koronavirus

Humb jetën një tjetër grua e infektuar…

Një 58-vjeçare, e cila ishte e infektuar me koronavirus ka humbur jetën në spitalin infektiv.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë pacientja nuk ka vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundja tumorale.  Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë thuhet se pacientja ishte asimptomatike.

“Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka nderruar jetë ka qenë asimptomatike për covid19 dhe ka ndërruar jetë si pasoje e sëmundjes tumorale. 58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rënde progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension”, thuhet në njoftim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit