Humb jetën një turist francez në Skrapar

Humb jetën një turist francez në Skrapar

Një shtetas francez është gjendur pa shenja jete në fshatin Gjerbës të Skraparit. Mësohet se turisti me iniciale C.F., ishte duke qendruar në një bujtinë të zonës.

Nga kqyrja paraprake, në trupin e 49-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Denoncimi është bërë nga pronari i bujtinës shtetasi M.L., i cili ka gjetur trupin e pajetë të turistit.

Skrapar/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, shtetasi M.L. njofton se në bujtinën e tij në fshatin Gjerbës, Skrapar, ka gjetur pa shenja jete shtetasin francez C.F, 49 vjeç, i cili kishte disa ditë që ishte akomoduar në këtë bujtinë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së 49-vjeçarit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit