Një nuse në Indi, humbi jetën ditën e dasmës së saj.
Nusja, e quajtur Surbhi, pësoi një sulm në zemër në ceremoninë e dasmës në qytetin Erawah. Urtar Pradesh, pasi kishte shkëmbyer kurorën me burrin e saj të ardhshëm Manjesh Kumar, si pjesë e traditës së dasmës hindu.
Një mjek nga fshati lokal u thirr në vendin e ngjarjes, por nuk ishte në gjendje ta shpëtonte atë.
Por në vend që të ndalnin procedurat, familjet e dy palëve ranë dakord të vazhdonin me ceremoninë e martesës duke zëvendësuar nusen me motrën e saj, Nisha.
Trupi i Surbhi-t u mbajt në një dhomë të veçantë ndërsa u zhvilluan festimet dhe ajo më pas u kremtua.
Një nga xhaxhallarët e Surbhi, Ajab Singh, i tha MailOnline se ishte një ‘thirrje e ashpër’ që familja të vazhdonte me dasmën.
Vëllai i Surbhi, Saurabh shtoi: “Është e vështirë të besosh se një trup i vdekur ishte në dhomën tjetër dhe një nuse po përgatitej në dhomën ngjtur” .
“Ne nuk dinim çfarë të bënim në këtë situatë” , tha ai.
“Të dy familjet u ulën së bashku dhe dikush sugjeroi që motra ime e vogël Nisha duhet të martohej me dhëndrin. Familjet diskutuan për këtë çështje dhe të dy ranë dakord ” .
Një nga xhaxhallarët e Surbhiut, Ajab Singh, tha: “Ne kurrë nuk kemi qenë dëshmitarë të emocioneve të tilla të përziera. Hidhërimi për vdekjen e saj dhe lumturia e dasmës ende nuk është zbehur,” raporton DailyMail.