Humb jetën punëtori i fonderisë në Fier, shkak dyshohet kontakti me një nga furrat

Humb jetën punëtori i fonderisë në Fier,…

Një punëtor i fabrikës përpunuese të metaleve në Patos ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës. Shtetasi me inicialet A.M., ka pësuar djegie nga kontakti që ka patur me një nga furrat e fonderisë.

Ndonëse 40-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga nxehtësia. Dyshohet se punëtorët e fonderisë në Patos, punojnë në kushte jo të përshtatëshme.

Më herët kanë qenë naftëtarët e Ballshit që në protestat e tyre kanë ngritur shqetësime mbi gjendjen që janë lënë uzinat e përpunimit në Shqipëri, ku punëtorët rrezikojnë jetën çdo ditë nga degradimi i tyre. Asokohe naftëtarët kërkuan investim në fabrikat përpunuese, pasi mekanika me të cilën punonin ishte e vjetëruar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit