Humb jetën punëtori shqiptar në Itali, ra nga 18 metra lartësi

Humb jetën punëtori shqiptar në Itali, ra…

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në punë sot në mesditë, në Scandicci (Firence), Itali.

Shqiptari, 48 vjeç, u rrëzua nga skela teksa po punonte normalisht, si çdo ditë tjetër. Rënia nga lartësia 18 metra ishte fatale dhe ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve të urgjencës nuk mundi të bënte asgjë për shqiptarin.

Firma e ndërtimit ku ishe i punësuar 48-vjeçari po bënte fasadën e një pallati. Për momentin, shkaku i rënies nuk është zbardhur ende, gjë për të cilën po hetohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit