Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Pasiditen e 12 dhjetorit, një 61-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi ra nga skela ku po punonte. Punëtori tashmë i ndjerë, ishte duke punuar në katin e katër të një skele, kur u rrëzua nga një lartësi prej rreth 8-10 metra. Për pasojë, shqiptari ndërroi jetë në vend.
Dëshmitarja e vetme, që pa ngjarjen e rëndë ishte një grua që punon në një supermarket pranë godinës ku po punonte shqiptari dhe ndodhi tragjedia. Gruaja iu drejtua klinikës së Infermierisë Mjekësore aty pranë për të kërkuar ndihmë të menjëhershme, por fatkeqësisht nuk mundej të bëhej gjë.
Kryebashkiaku Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit, shprehu pikëllim për ngjarjen. “Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar. Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë punën e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes”, tha ai,