Humb jetën punonjësi i policisë pranë Ambasadës Amerikane

Humb jetën punonjësi i policisë pranë Ambasadës…

Një punonjës i policisë në një objekt të rëndësisë së veçantë – Ambasada Amerikane në Tiranë – ka ndërruar jetë.

55-vjeçari ndërroi jetë pasditen e kësaj të enjte në rrugën e “Elbasanit”.

Rreth orës 16:00 të pasdites, 55-vjeçari është ndjerë keq gjatë shërbimit dhe më pas ka ndërruar jetë. Shkaqet e vdekjes dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete”, njoftoi policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit