Humb jetën simboli i luftës me Covid, 100 vjeçari Sir Thomas Moore mblodhi 33 milionë sterlina për të ndihmuar mjekët në Britani

Humb jetën simboli i luftës me Covid,…

Ka humbur jetën nga Covid simboli britanik i kësaj lufte, kapiteni 100 vjeçar, Sir Thomas Moore. Ai u shtrua të djelën në spital pasi kishte probleme me frymëmarrjen dhe vuante nga pneumonia.

Kapitani Sir Thomas Mooore, u bë i njohur jo vetëm në Britani, por në tërë botën, pasi në prill të vitit të kalaur pak përpara se të mbushte100 vjeç, filloi një fushatë të veçantë sensibilizuese për të ndihmuar mjekësinë britanike gjatë valës së parë të pandemisë duke ecur 100 hapa në kopshtin e tij deri ditën që do mbushte 100 vjeç, me endrrën dhe shpresën se do grumbullonte vetëm 1000 sterlina.

Por shumë shpejt ai arriti shifrën fenomenale të 33 milionë sterlinave dhe u shndërrua në një hero kombëtar dhe një fanar nëoret e errëta të pandemisë britanike.

Në muajin dhjetor falë kompanisë ajrore britanike, British Airways, ai familjarisht falas pushoi në ishullin Barbados në Karaibe dhe filloj të ketë shqetësime shëndetësore vetëm javët e fundit.

Pavarësisht karrierës së tij impresionuese ushtrake në ushtrinë britanike gjatë luftës së dytë botërore deri në Birmani apo Japoni, në vitet e fundit të jetës së tij ai u shndërrua një emër që e njihte thuajse çdo britanik e më gjerë. Në korrik ai u nderua me titull kalorsiak edhe nga

Mbretëresha e Anglisë. Koha e Pandemia morri shumë jetë njerëzore, por edhe nxori në pah shumë virtyte të tilla, e padyshim kaptani Sir Thomas Mooore, e mbush njerëzimin me shpresën e madhe se dita e nesërme do të jetë akoma më e mirë për njerëzimin. Mbretëresha e Anglisë sapo e ka cilësuar Kapitenin Sir Thomas Moore, një fanar shprese.

Top Channel

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit