Humb jetën turistja kroate pasi rrëshqiti nga “Maja e Jezercës”

Humb jetën turistja kroate pasi rrëshqiti nga…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Majën e Jezercës ku një alpiniste me origjinë kroate e shoqëruar me një grup turistësh ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se 43-vjeçarja kishte ardhur nga Mali i Zi për alpinizëm.            

Ka qenë grupi i alpinistëve ai që kanë lajmësuar sallën operative.

Sipas policisë shtetasja Z. L., ka rrëshkitur nga lartësia për shkak të terrenit të thepisur malor.

Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë dhe do transportohet me helikopter, drejt morgut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit