'Humba fluturimin, se i do rika Air Albanias', denoncimi epik i qytetarit për skandalin e biletave të kompanisë së Belindës

‘Humba fluturimin, se i do rika Air…

“Air Albania” kompania shtetërore e fluturimit, e promovuar me pompozitet nga kryeministri Rama, ka filluar “akrobacitë” në kurriz të udhëtarëve shqiptarë.

Me rifillimin e fluturimeve pas izolimit disa mujor, kompania “Air Albania” u shit për “patriotike” duke u ofruar sidomos shqiptarëve të mbetur jashtë atdheut shërbimet e saj me bileta “ultra- ekonomike” me kosto 400 euro.

Por kur skandalet e “Air Albania” po pasojnë njëri-tjetrin, një tjetër ka përfshirë kompaninë e fluturimeve. Mësohet se kompania ka shitur bileta jashtë planifikimit, duke bërë që një numër pasagjerësh të kthehen mbrapsht dhe të humbasin fluturimet.

Nuk janë të paktë udhëtarët që kanë denoncuar këtë fakt në media, ose kanë “shpërthyer” në protesta në rrjetet sociale.

Një reagim i tillë i erdhi sot edhe adresës sonë nga një qytetar, i cili ka deklaruar se ka humbur për faj të kompanisë “Air Albania”, udhëtimin Tiranë-Stamboll-New York.

Ja postimi i plotë i qytetarit në adresën e “Gazetaatdheu.com”:

“Air Albania osht x ti q*, kompania mo v* q mund te ekzistoje , jam shume i sigurt qe dhe afrika i ka me serioze kompanit.

Kisha bileten e prere Tirane-Stamboll-Neë York dhe kompania jone e dashur me anullon bileten Tirane-Stamboll !!!

Flas me Turkish Airlines dhe me thot ta ka anullu Air Albania sepse fluturimi Stamboll- New York eshte ok, kshuqe mu desh me humb fluturimin se kshu i do rika Air Albanias.

E gjitha kjo behet vetem sepse duan te fitojn sa me shume lek meqe eshte koha e Virusit!

I rujt zoti shqiptaret se skena ca me thon mo shum ?‍️”

Një ditë më parë 40 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin në linjën Bologna-Shqipëri, kanë mbetur pa u nisur pasi kompania kishte lejuar blerjen e më shumë biletave, nga sa ishte kapaciteti i saj.

Ngjarja është shoqëruar me konflikte e debate të forta mes pasagjerëve e përfaqësuesve të kompanisë në aeroportin e Bolognas, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Denoncimi është bërë nga pasagjerët në rrjetet sociale, të cilët u ankohen se, në situatën ku u ndodhen nuk i ka ardhur në ndihmë asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë, e as nga autoritetet shqiptare.

Fluturimi Tiranë-Bologna, është udhëtimi i parë që u krye pas izolimit nga pandemia./Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit