“Humba ndjenjat”/ U përdhunua në tren, e reja: Dikush më pa dhe u largua

“Humba ndjenjat”/ U përdhunua në tren, e…

Një 21-vjeçare në Milano ka treguar tmerrin që ka përjetuar, pasi një burrë e përdhunoi në tren. Ngjarja ka ndodhur në Milano, në bordin e trenit 24531 që lidh Varese me kryeqytetin e Lombardisë. Ajo ka treguar se ishte shumë e lodhur dhe sa u ul, dikush e kapi me forcë dhe e shtriu në sedilje, një moment ajo ka humbur ndjenjat dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë

Një burrë rreth të 40-ave, me ngjyrë të errët, në dukje amerikano-jugor mu afrua. Më kapi dhe më tërhoqi drejt tij duke më detyruar të shtrihesha në sedilje, në një sekondë më paralizoi, e shtrënguar mes dritares dhe një ndenjëseje. Kam humbur ndjenjat nga tronditja. Nuk kisha asnjë mundësi shpëtimi”, ka rrëfyer ajo.  

Më tutje ajo tregon se u përpoq të kërkonte ndihme, por për fat të keq edhe një pasagjer tjetër që e pa, u largua menjëherë pa i dhënë ndihmë dhe as nuk lajmëroi policinë për rastin.

 “Gjëja më e tmerrshme-shtoi ajo – është se ishte një pasagjer tjetër, i cili, duke e ndjerë situatën, u largua”, raporton Corriere della Sera.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit