Humbën jetën 24 fëmijë, si i mbijetoji 3-vjeçarja sulmit me armë në çerdhe

Humbën jetën 24 fëmijë, si i mbijetoji…

Tre vjeçarja Emmy ishte duke fjetur pranë shoqes së saj më të mirë në një kopësht në Tajlandën veriore kur ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë i armatosur me një armë dhe një thikë.

Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi stafin, duke përfshirë një mësuese që ishte tetë muajshe shtatzënë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.

Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa flinin.Është e paqartë se si ajo mbijetoi. Ajo u gjet e zgjuar, e përkulur pranë trupave të shokëve të klasës.

Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua, ajo mendoi se miqtë e saj ishin ende në gjumë. Një oficer policie ia mbuloi fytyrën me një leckë dhe e largoi nga gjaku”. “thotë gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithon, shkruan BBC.

Në total, 37 njerëz vdiqën duke përfshirë gruan dhe njerkun e sulmuesit dhe 24 nga të vdekurit janë fëmijë.

Ndihem shumë mirënjohës që ajo mbijetoi. E mbajta aq fort kur e pashë për herë të parë,” thotë nëna e Emmyt.

Asaj i kishin thënë se të gjithë fëmijët në qendër kishin vdekur.

Më në fund mora një telefonatë video me Emmy-n dhe u mbusha me lehtësim të bekuar”, thotë ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit