Humbën jetën 26 persona/ Fatmir Mediu merret si i pandehur, a ka guxim ta arrestojë SPAK?

Humbën jetën 26 persona/ Fatmir Mediu merret…

Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu është marrë si i pandehur këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme. SPAK vendosi të rihap çështjen e shpërthimit të Gërdecit, ndodhur 15 vite më parë. Në magazinën e demontimit të armëve humbën jetën 26 persona, mes tyre gra e fëmijë. Ndaj Mediut rëndojnë akuzat, “Shpërdorim detyre” dhe “Shpërdorim detyre të kryer me bashkëpunim me kuadrin ushtarak komandues”.

Gjykata pranoi që çështja të rihapet dhe të hetohet me themel. Avokatët e Fatmir Mediut më herët kërkuan pushimin e çështjes dhe pasi u vunë përballë faktit të kryer për nisjen e gjykimit në themel, kërkuan gjykim të shkurtuar. Mirëpo në këtë proces gjyqësor nuk është lejuar fillimisht prezenca e familjarve të viktimave që humbën jetën më 15 mars të vitit 2008.

Sipas avokatit të familjarëve që kanë kërkuar vazhdimisht që çështja të hetohet, ka dyshime që në këtë gjykim të mos përmendet fakti që në Gërdec ka pasur një shpërthim dhe viktima. Familjarët kërkojnë që në bankën e akuzuesve të jenë ata përballë të akuzuarit Mediu.

Nga ana e tyre ka dyshime se ish-ministri mund të lehtësohet nga akuzat nëse nuk janë ata të pranishëm dhe ky të jetë një shfaqe e radhës e SPAK ku bën sikur heton për në fakt nuk heton apo dënon dot një zyrtar të lartë politik.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit