
Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e djeshëm në aksidentin e ndodhur në aksin Tiranë-Durrës.
Silva ishte në makinë së bashku me drejtuesin e automjetit, Arbër Tivari dhe me një vajzë tjetër e cila ka ndërruar jetë.
Fatkeqësiht kjo do të ishte darka e fundit për dy të rejat, pasi kanë ngrënë darkë, tre të rinjtë janë nisur drejt Tiranës rreth orës 2 natës.
Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.