Humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, babë e bir kishin ditën e parë të punës

Humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë, babë…

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në Lushnje. Si pasojë e ngjarjes në zonën industriale mbetën të vdekur 2 person dhe u plagosën 7 të tjerë, mes të cilëve deputeti socialist Bujar Çela. Bëhet e ditur se shpërthimi u shkaktua nga rryma pasi një vinç në lëvizje kishte prekur aksidentalisht linjat e tensionit të lartë mbi një magazinë në ndërtim e sipër.

Viktimat mësohet se janë Roland dhe Elidion Hoxha, babë e bir. Babai po e drejtonte vinçin dhe vdiq në vend, ndërsa djali i tij, që po e ndihmonte atë, vdiq rrugës për në Spitalin e Traumës. Ata kishin ditën e parë të punës aty ku ndodhi shpërthimi që u mori jetën. Kjo gjë është bërë e ditur nga të afërm. Tragjedia ndodhi në orën 15:30 të 1 marsit 2024, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” në qytetin e Lushnjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit