Humbën jetën pasi u aksidentuan në Serbi, dalin fotot e shqiptarëve

Humbën jetën pasi u aksidentuan në Serbi,…

Gjatë mbrëmjes së djeshme u regjistrua një aksident tragjik në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaric, jo larg Lukarit. Mësohet se nga aksidenti i rëndë dhe tragjik, kanë mbetur të plagosur dy persona. Veç të lënduarve, aksidenti solli edhe katër viktima. Mësohet se këta të fundit janë Amel Ibrahimi 21 vjeç, Mithat Hami 23 vjeç, Senad Derlek 22 vjeç dhe Amar Ujkani 21 vjeç. Sipas “B92.net”, personat të cilët kanë vdekur, janë katër të rinj shqiptarë. Shoferi mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe makina është përplasur drejtpërdrejt me një automjet tjetër, po të së njëjtës markë. Ngjarja e rëndë që solli 4 viktima, bëhet e ditur se ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte mjeti, teksa thuhet se ndikim të madh ka pasur edhe moti i keq me reshje shiu dhe i paqëndrueshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit