Humbën zgjedhjet pas shumë vitesh në pushtet, Vuçiç pret Orbanin në Beograd!

Humbën zgjedhjet pas shumë vitesh në pushtet,…

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur në Beograd ish-kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, vetëm pak ditë pasi edhe ai humbi zgjedhjet në vendin e tij.

Takimi u zhvillua në shtëpinë e prindërve të Vuçiçit, ndërsa ky i fundit publikoi edhe një video nga momenti i takimit, ku e cilësoi Orbanin si “mik të madh” dhe “vëlla”.

Të dy liderët u larguan nga pushteti pas një periudhe të gjatë dominimi politik në vendet e tyre. Orban humbi zgjedhjet parlamentare në prill, duke i dhënë fund 16 viteve si kryeministër i Hungarisë, ndërsa lista politike e drejtuar nga Vuçiç pësoi humbje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, pas 14 vitesh të dominimit të tij në politikën serbe.

Gjatë bisedës, Vuçiç pranoi se të dy kishin humbur zgjedhjet, por theksoi se nuk kishin humbur dinjitetin, krenarinë dhe besimin. Nga ana tjetër, Orban i shprehu mbështetjen e tij, duke deklaruar se miqtë e vërtetë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit edhe në kohë të vështira.

<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/hfIs00yKj68″ title=”Humbën zgjedhjet pas shumë vitesh në pushtet, Vuçiç pret Orbanin në Beograd!” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit